November 21, 2024

Tokës mëmë, i dalim zot – Adem Nuhaj

Tokës mëmë , i dalim zot …..

Pse të shoh të pikëlluar
Moj shqiponja përmbi shkëmb
Janë qepur , për t’më kafshuar
S’duroj dotë , se do t’më dhëmb.

O ju bijtë e kësaj nëne
Ju , që bëni politikën
I thërrisni asaj mëndje
Mos e harroni traditën.

Mbani mirë politikën
Mos na e dridhni timonin
Se , shqiptari s’e njeh frikën
Vec me gjak , e marin Jonin.

Mos u bëni tradhëtar
Mos na e shisni vatanin
Se , shqiptari është shqiptar
Në shinjestër , ua vë ballin.

Mos harroni Vasil Lacin
Perandorit , i tha : Ndal
Dhe Avniu , Esat tradhtarin
Me plumb , e puthi ne ball.

Disa bisha , grabitqarë
Që nuk po na lënë rehat
Nuk u ngopën , c’na kanë marë
Tani , do ta mbrojmë me gjak.

Ne jemi popull , për paqe
Për miqësi dhe jo për luftë
Por , po s’e gjetëm me llafe
Dhe strralli , ndizet barut.

Diplomatët , nëpër botë
Mos të bëjnë , si kanë bërë
Tokës mëmë , i dalim zot
Ose shuhemi të tërë.

Mos tju mari koka erë
Mbase , të vegjël na thonë
Por , po qe për maliher
Bëhemi , dyzetë milonë.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: