November 23, 2024

Moj pranverë e bukur… – Adem Nuhaj

Moj pranverë e bukur …..

Kur erdhi pranvera
Dallandyshet erdhën
Edhe nëpër ferra
Manushaqet celën.

Lule shumë ngjyrshe
Celën në lëndinë
Si , një dallandyshe
Erdhe edhe tinë.

Lule në cdo vënd
Në male , në rrëza
Ti , me zërin tënd
Këndon , si thëllëza.

E hodhi pranvera
Vellon pëmbi malet
Nëpër këto perla
Ku lozin sorkadhet.

Si , një nuse bukur
Dukesh edhe tinë
Kur loz , si një flutur
Përmbi trendelinë.

Nën dritën e hënës
Vesohet tërfili
Bashkë ja marim këngës
Na e kthen bilbili.

Bredhim në lëndina
Plotë me lule shqerra
Mbushur cicërima
Nga zogjtë , nëpër ferra.

Mbi ledh , tek një arë
Bajamja ka celur
Mjaltin për ta marë
Bletët janë mbledhur.

Me lule na erdhe
Moj pranverë e bukur
Dashurinë na ndeze
Buza , buzën puthur.

Me ngjyra të ëmbla
Na mbyt , si në det
Pranverë në dy zëmra
Gjithëmon do të ket.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: