Ç’të shihja i ziu… – Adem Nuhaj
Ç’të shihja i ziu …….
Të pashë më dylbi
Në një faqe mali
Të vija tek ty
Duhej një vrap kali.
Lule , ti po mblidhje
Të çelur në Maj
Sytë nga mua hidhje
Por , s’dukej kollaj.
Dal nga dal u nisa
Dhe krahët të mora
Shteg më shteg , unë ikja
Afër të shikoja.
Moj sorkadhe malit
Sa shume , më djersite
Me cep të fustanit
Ti , djersët m’i fshive.
Të dy ramë mbi gjethe
Mbi bar dhe mbi lule
Ti kokën mbështete
Tek gjoksi ma vure.
Syri , pak i hapur
Sa ëmbël , që shihnte
Zëmrën, unë kam kapur
Si , një zog rrihnte.
Ç’të shihja i ziu
Ç’të shihja më par
Sikur aty mbiu
Një margaritar.
Putha , në mes zjarrit
Unë buzët e tua
Mos hojet e mjaltit
U derdhën mbi mua.
Të pashë nen mënga
Bukurin e gjirit
Mos ylli dhe Hëna
Më ranë para syrit.
…… Adem Nuhaj ….