November 21, 2024

Më je, gjithë lezete… – Adem Nuhaj

Më je , gjithë lezete …….

Në sevda më hodhe
Me sy , sa të pashë
Jo , Ti nuk ke shoqe
Me vete , unë thashë.

E ëmbël , si mjalti
Sa herë të shikoi
Flokët , si mëndafshi
Faqet , pjekur ftoi.

Syri , rrush serine
Qerpikët , si hala
Si , shtërngat stuhie
Më rrëmbeu sevdaja.

Tek buzët e tua
Çelur trëndafili
Syri m’u verbua
Kur të zbardhoi gjiri.

Dukesh , që je rritur
Në malet e serta
Në vëndet thepisur
Ku , mjaltin mbledh bleta.

Buzqeshjet e tua
Sikur del ylberi
Mos vall , i ke marë hua
Tek Hëna , tek Dielli.

Vetullat biskonjë
Mbi syrin e shkruar
Më thuaj moj bironjë
Kush t’i ka punuar.

Më je , gjithë lezete
E mbuluar me nure
Ç’më bëre për vete
Si , në lak më zure.

Do të çoj haber
Ti , më bëjë sinjal
Më thuaj , hajt më mer
Të të vij , të mar.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: