November 23, 2024

Syri saj, në mal i vajti – Adem Nuhaj

Syri saj , në mal i vajti …..

Një thëllëzë dhe një bilbil
Sa , bukur të dy këndonin
Njëra lozte mbi tërfil
Tjetri , me këngë mbushte honin.

Thëlleza nëpër lëndinë
Atë këngë , bukur e qante
Bilbili në një dafinë
Këngën e saja e mbante.

Edhe lulet kishin celur
Dhe të mbysnin me aroma
Kulprat në lisa përdredhur
Nëper gryka , plotë buronja.

Çobanët , dhitë në pyll çonin
Qëntë pas gjurmëve të dhive
Lart mbi degë , zogjtë cicëronin
Poshtë pyllit , këmbor dhe zile.

Çobani , astrit në male
U ul , në një hije prralli
Nisi këngën me dyjare
E dëgjoj , mikja tek zalli.

I binte culës dyjare
Ashtu , avaz pas avazi
E dëgjoj mikja manare
Syri saj , në mal i vajti.

Ajo mikja , qafë gjata
Trupi saj , si ngjalë deti
Vajti gjoja , si për shkarpa
Në krah , të çobanit mbeti.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: