November 21, 2024

Pak pranver, në vjesht – Adem Nuhaj

autumn alley

Pak pranver , në vjesht …..

Është një kohë , vjeshte
Të kënaqen sytë
Shikoj nëpër sheshe
Një pranver të dytë.

Bari , prap djersitur
Pak , mbin dhe tërfili
Nga vesa , vesitur
Si , në ditë prilli.

Shikoj në lëndina
Prap , lule shqerra
Bukuri , këto stina
Si , njëra dhe tjetra.

Pranvera , kur vjen
Plotë me lule çelur
Por , dhe në vjesht gjen
Ngjyra , që janë pjekur.

Ngjyrat e pranverës
Si , vajzë porsalindur
Kurse , ngjyr e vjeshtës
Nur , i vajzës rritur.

Në fusha , në kodër
Oh , sa ka lezet
Një behar të vogël
E gjen prap në vjesht.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: