November 21, 2024

Bujrëm, në Mallakastër – Adem Nuhaj

Bujrëm , në Mallakastër ……

Në sofrën bujare
Mallakastrijote
Miku , krip të hante
Mjaltë , do të thoshte.

Se , të pret me zëmër
Mirsevjen , të thotë
Atë bukë të ëmbël
Nuk e gjen në botë.

Të thot , mirseerdhe
Me fjalën e zëmrës
Aty e gjen veten
Në sofrën e këngës.

Si , e ka tradita
Din , ta bëjnë nderin
Rakin , jo me pika
Dhe dashin e therin.

Sofre , mallakastres
S!ka veç bujarin
Për nderin e vatrës
Ka , dhe trimërin.

Të jep dhe të pretë
Mos , qiellin ke zënë
Por , qoshen e vetë
E mban , ty , zot nuk të bënë.

Po qe , hile bènë
Bëhet mushkë xanxare
Dhe të ha me dhëmbë
Ta bluan kockën fare.

Mikun , e nderon
Kur , ka shpirt të pastër
Kush , këtë gëzon
Bujrëm , në Mallakastër.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: