Mbi kroin e fshatit – Adem Nuhaj
…… Mbi kroin e fshatit …..
Mbi kroin e fshatit
Lozin dy sorkadhe
Njëra më e vogël
Tjetra , më e madhe.
M’i shikonte syri
Kë , të shoh më par
Një ,si xhevahiri
Një , si qelibar.
Më tutje , në rrëza
Atje , tek burimi
Këndonte thëllëza
Ja kthente bilbili.
Në ato lëndina
Fluturat vallzonin
Lulet , si qylyma
Erë , kundërmonin.
Tek , një rrëzë shkëmbi
Ujë të ftohtë burimi
Shpirti , po ju dhëmbi
Hajdeni të pini.
Në brinja , në gërxhe
Çobanët me stane
Ja marin një kënge
Me culë dyjare.
Dukej , sikur vinin
Krushqët dhe dasmorët
Kur , andejë binin
Zilet dhe këmborët.
Thithja , nën një hije
Tymin e cigarit
Sa lezet , që kishte
Bukuri e malit.
Ai fllad i lehtë
Seç më ledhaton
Mbi lule një bletë
Mjaltin , po qëmnton.
Shikuanë , sa shikuanë
Sytë mbi gjethe fjetën
Sepse e kuptuanë
Që , nuk ishin vetëm.
……. Adem Nuhaj ……