November 23, 2024

Do të gjëj , ku të zë gjumi – Adem Nuhaj

Do të gjëj , ku të zë gjumi …….

Shkon dhe vjen , si zogëz mali
Nëpër sheshe dhe lëndina
Shamin me xhufka tek balli
Gushën mbushur , me temina.

Si , thëllëza ja mer këngës
Mbi një degë , ta kthen bilbili
Shkon në gjurmën e thëllëzës
Kur , shkon për ujë tek burimi.

Faqet vall , me ç’far i ngjyenë
A , mos tek Hëna ç’do natë
Që , rrezet e diellit thyen
Dhe mua , më bënë merak.

Moj , flokë derdhura mbi supe
Më shkon pranë edhe më qeshie
Trupi yt mbuluar me nure
Sikur ishin , ngjyra vjeshte.

Ç’më bëri , moj nuri yt
Mos , vall dielli u coptua
Mua m’u verbuanë sytë
Dhe mëndja , m’u turbullua.

Fustan holla , fletë -fletë
Durimin , tek mua sose
Me shikimet , si shigjetë
Zëmrën time e plagose.

Më mbenë sytë , më mbenë
Mbi ty , zogëz gushëbadhë
Do vij , do ta gjej folenë
Qoft në fushë , a qoft në mal.

Do të gjëj , ku të zë gjumi
Do të vij , kur të dal Hëna
Do bëhem me krah , si pllumbi
Nga penxherja , do hyj brënda.

…….. Adem Nuha …….

Shpërndaje në facebook: