November 21, 2024

Mbi qerpikun tënd… – Adem Nuhaj

Mbi qerpikun tënd ……

Mbi qerpikun tënd
Si zog , unë qëndrova
Aty , zura vënd
Dhe këngën këndova.

Nën dritën e hënës
Nën dritën e yllit
Bashkë ia morëm këngës
Me zë të bilbilit.

Thellë , në ato gryka
Në hije , në rrëza
Këngën bashkë me ne
E bashkoi thëllëza.

Në ato buronja
Ku , qeshin livadhet
Bashkë me këngët tona
Kërcenin sorkadhet.

Si , krojet në male
Na buronte kënga
Syri ndezi zjarre
Dhe bashkoi dy zëmra.

Lule , trendelinë
Mbuluarë , ato maja
Mua edhe tynë
Na mbuloi sevdaja.

Aty , sipër gjirit
Ngjajnë , dy luleshtrydhe
Aromë , lule blirit
Të vjen midis tyre.

Gjirin , në të kapur
Si , margaritar
Nga jasht ishte akull
Brënda , digjej zjarr.

Aty , dashuria
Shkriu dhe u bë një
Se , vetë perëndia
E bekoi atë.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: