November 23, 2024

Dëshirat e mia… – Adem Nuhaj

Dëshirat e mia ……..

Dëshirat e mia
Ishin , Mallakastër
Që, tek ty të vija
Të rrija në vatër.

Këtë Vit të Ri
Sa , kishia dëshir
Të vija tek ti
Raki , për të pir.

Dhe tja merja këngës
Ashu , si dikur
Në vatrën e nënës
Që , se harroj kurr.

Të bridhja nëpër mëhall
Gëzuar me një got raki
Si , dikur , i zinim radhë
Vizitat , në çdo shtëpi.

Derë më derë , neve shkonim
Kush , ish më i madhi plak
Të parin , atë uronim
Pastaj , me radh gjer në dark.

Sa , kishte lezet
Ai , Vit i Ri
Dashuri dhe plotë shëndet
Në çdo derë , në çdo shtëpi.

Edhe pse , ishim të varfër
Dashuri , kishim të tërë
Me shpirt dhe zëmër të pastër
Edukat , na ishte bërë.

Dëshir , kishia këtë herë
Të vija , në truallin tënd
Dhe të bridhja , derë më derë
Për vatan , shpirti më dhëmb.

Një dolli , do kishia ngritur
Për shokët , që i kam gjall
Dhe për ta , që kanë ikur
Për ata , ne kemi mall.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: