November 21, 2024

Tek çurka, në krua – Adem Nuhaj

Tek çurka , në krua …….

Tek çurka , në krua
Rrëzë , një lajthie
Ashtu , si mbi thua
Sorkadhe , ti vije.

Si , mjalti në hoje
Të buronte kënga
Rrugën , nga ti shkoje
Ta ndriçonte Hëna.

Trupi ndezur shpuzë
Si , lastar i derdhur
Mjaltë kishie në buzë
Nëpër lule mbledhur.

Thëllëzat në male
Kokën , nga ty kthenin
Dhe ato sorkadhe
Shoqen , tek ty gjenin.

Si , djathi i napës
Zberdhon gjiri ytë
Në mesin e vapës
M’i verbonë , sytë.

Dhe nëpër lëndina
Shkoje , si një fĺutur
Gusha me temina
Si , hënë , në të dukur.

Të shikoj me ëndje
Lule , trendelinë
Brënda zëmrës tënde
Ti , ke dashurinë.

Të shikoja zjarrin
Buzën , po ta piqte
Dhe mua , të vrarin
Shpirtin , po ma digjte.

I ulur mbi gur
Zhytur , në mendime
Je , për të sëmur
Veç , për zëmrën time.

Çelur , trëndafili
Në buzët e tua
Janë , ilaç shërimi
Janë , ilaç për mua .

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: