November 21, 2024

Sevdaja më kapi… – Adem Nuhaj

Sevdaja më kapi ……

Disa pika shiu
Të binin mbi flok
Ç’të bëja i ziu
Që , s’i ndajla dot.

Mbi flokë , të binin
Rreshkisnin mbi faqe
Aty , sikur mbinin
Lule , manushaqe.

Mbi ty , shiu vesonte
Si , mbi ato lule
Ty , të zbukuronte
Të mbushte gjithë nure.

Ethe dashurie
Zemra të gufon
Mbi ty , shiu kur bie
Prapë , avullon.

Të shihja me ëndje
Sytë , nuk t’i ndaja
Mbi bukurin tënde
Ata sy , unë mbaja.

Me syrin e zi
Më vrave , më trete
Këtë bukuri
Më thuaj , ku e gjete.

Në sevda më zure
Durimin , ma sose
Shikimet , që prure
Zëmrën ma plagose.

Zemra po më thot
S’luaj nga këto vënde
Këmbën , s’e hedh dot
Jam në dorën tënde.

Sevdaja më kapi
Dhe gjunjët , m’i preu
Veç , ti je ilaçi
Syri s’më gënjeu.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: