Me sy më godite – Adem Nuhaj
……… Me sy , më godite ……..
Ç’më ka mbetur mëndja
Në mal , kur u ngjite
Kalove tek tënda
Me sy , më godite.
Në ball të shkëlqente
Djersa , që të dilte
Dhe pylli me gjethe
Djersën , ty ta fshinte.
Gjumë për ty s’do bëjë
Të tërë një behar
Do vij , do të gjëjë
Malit nga ke dal.
Hënës do t’i lutem
Rrugën t’ma ndriçoj
Pyllit , do t’i futem
Ty , do të kërkoj.
Me dritën e hënës
Shteg pa parë , s’do lëmë
Për gjurmën e këmbës
Nga ti , e ke lenë.
Do shoh , në burime
Kur , ke qënê e etur
Mos ujë , andej pive
Buza të ka mbetur.
S’do lë , gryka , rrëza
Për ty , pa kërkuar
Se , mos vall thëllëza
Për këngë , të ka ftuar.
Do të kreh livadhet
Gërxhe edhe male
Mos vall , ty sorkadhet
Të kanë ftuar në valle.
Zjarrin kishie ndezur
S’po dija , ç’të bëja
Veç do do isha tretur
Sikur , mos të gjëja.
Por , fati na deshi
Na bashkoj në krua
Syri im qeshi
Yti , u lotua.
…….. Adem Nuhaj ……