November 21, 2024

Gërshetet e gjata… – Adem Nuhaj

…… Gërshetet e gjata ……

Gërshetat e tua
Mëndjen ma kanë marë
Si , lulet në krua
Derdhur , si ujêvarë.

Derdhur , gjer në mes
Si , dy degë lumi
Thurur me kujdes
Si , kallinjë gruri.

Je rritur , je bërë
Për ty , unë po dergjem
Vetëm , mos më lër
Se , për ty , po tretem.

Tani , që të gjeta
Aty do të ngrysem
Me ato gërsheta
Unë dua të mbytem.

Sa , bukur e lidh
Gërshetin e gjatë
Do vij , do ta zgjidh
Dhe do ta bëjë prap.

I gjatë , gërsheti
I shkurtër , fustani
Ç’të bëjë unë i shkreti
Po , më digjej xhani.

Syri , aty mbeti
S’më luan, dritë e syrit
Herë , tek gërsheti
Herë , tek nur i gjirit.

Bashkë na iku dita
Dhe na zuri nata
T’i zgjidhja , t’i lidhja
Gërshetat e gjata.

Hëna , pesmbëdhjeçe
Malin e ndriçonte
Buza kishte etje
Ndaj puthje kërkonte.

Tek buzët e tua
Aty , ishte mjalti
Si , ty edhe mua
Aty , shuhej zjarri.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: