November 21, 2024

Të shikoj me ëndje – Adem Nuhaj

Young woman in white dress in wheat field. girl in wheat field

Të shikoj me ëndje

Ç’të , të kapi syri
Tujte , monopatit
Të ish hedhur gjiri
Bukur , siper shtatit.

Këmba jote shkonte
Leht , nëpër lëndin
Floku të verdhonte
Mbi sup , trendelin.

Me fustan e veshur
Nepërk , pika – pika
Dhe buza e qeshur
Syri , çonte çika.

Flladi pranveror
Ty , të ledhatonte
Faqe , kraharor
Gushën , që zbardhonte.

Të shikoj me ëndje
Mike , moj lanete
Ç’i bëre k’saj zëmre
Po , i hap sebepe.

C’i hape sebepe
Me nazet e tua
Loz e qesh me vehte
Sytë i hedh nga mua.

Jam ulur mbi ledh
Por , nuk jam i qet
Shikimet , që hedh
Më ngulen shigjet.

Shigjeta , që s’duken
Zgjojnë , ëndrrat e mia
Në zëmër më futen
Ku , është dashuria.

Ashtu , si vullkan
Ndjenjat , na shpërthyen
Kur , dy sytë tanë
Shikimet shkëmbyen.

Si , lule pranvere
Çeli dashuria
Kur , ti u mbështete
Tek mua , ku rrija.

………. Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: