November 23, 2024

Thëllëza, një mike ishte – Adem Nuhaj

Thëllëza , një mike ishte ……..

U ngrita , me yll të par
Kur vesa , po priste diellin
Mora eshkën e stërrall
Mora kërrabën dhe fyellin.

Dhëntë , i çova në lëndin
Shqerrat , tufa – tufa loznin
Përmbi bar e trendelin
Bejkat dhe syskat , kullosnin.

Gjethet rrotull , tundëte era
Bilbilat vërdall këndonin
Lulet , që kish nxjer pranvera
Me aromë , të kundërmonin.

Kopes , i rrija në ball
Ndënjur , ulur përmbi bexga
Eshkën ndeza me stërrall
Dhe me eshkë , cigaren ndeza.

Syrin duke rrutulluar
Një thëllëzë , më tutje pashë
Për ta zbutur e afruar
Mora fyellin dhe i rashë.

E dëgjoi dhe m’u afrua
Thëllëza , një mike ishte
Sytë , kur i hidhte nga mua
Me çika , syrin e kishte.

Erdhi , u afrua pranë
Para syrit tim më mbiu
Dora s’po mbante cigarë
Kënga në buzë , më ngriu.

Ish , rritur e zbukuruar
Si , lulja e dal nga dheu
Me atë syrin e shkruar
Me shikime , më rrëmbeu.

Mikja , si sorkadhe mali
Me ata sy , po më digjte
Lëshonte xixa stërralli
Dhe eshkën , me xixa ndizte.

Aty , sikur lindi dielli
Kur , të dy ne u takuam
Këngën , që mbeti tek fyelli
Ne të dy , prap e filluam.

…….. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: