November 23, 2024

Hajde moj lanete… – Adem Nuhaj

……… Hajde , moj lanete …….

Çapat , kur i hidhje
Unë , t’i numëroja
Prisja , kur do vije
Aty , tek kasollja.

Ti , sikur e dije
Që , unë po të prisja
Dhe çapat i hidhje
Dal nga dal , nën lisa.

Një këngë bilbili
Në buzë e këndoje
Edhe fruta pylli
Me ngeh , më qëmntoje.

Thana , ti qëmntoje
Degve nën hije
Pyllit , kur më shkoje
Në rrugën e dhive.

Si , me qesëndi
Qëmntoje gorrica
Mblidhje kulumbri
Edhe boronica.

Këngën , që këndoje
Ta kthente thëllëza
Dhe me dorë , qëmntoje
Lajthi nëpër rreza.

Hajde , moj lanete
Hidhe , atë çapë
Se , shumë rrugës mbete
U shkriva , në vapë.

Dil dhe lëri skutat
Ti , moj flokë dredhur
Se , të gjitha frutat
Unë , ty t’i kam mbledhur.

Hajde moj , tek mua
Se , kam dhe serin
Unë nga ty veç dua
Besën , dashurin.

Mbi lëndinë , u derdhe
Si , lulja mbi lule
Plotë me mjaltë , më erdhe
Dashurin ma prure.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: