November 21, 2024

Moj sorkadhe pylli – Adem Nuhaj

……… Moj sorkadhe pylli …….

Kur , më shkon në lugje
Ndriçojnë ato vënde
Gjalmi asaj furke
Ar , në dorën tënde.

Çapat , kur i hidhie
Ngadal , si me naze
Dora jote dridhte
Atë furkë , prej thane.

Do dalë , të pres udhës
Të , të marë në stan
Me fillin e rudës
Më bëjë xhamadan.

Moj sorkadhe pylli
S’më hiqesh nga mëndja
Ditën , të sheh syri
Natën vjen , në ëndrra.

Për ty , në çdo vëndë
Unë do të shtroj lule
Do të pres me këngë
Dhe me tinguj cule.

Në ato maraze
Më fut dhe më nxer
Kur , më shkon gjithë naze
Me furkë , duke tjer.

O djal mbi virua
Më thuaj , si më gjete
Me fjalët , që thua
Më bëre për vete.

……….. Adem Nuhaj ……. .

Shpërndaje në facebook: