Gjaku mbetet gjak… – Adem Nuhaj
…….. Gjaku mbetet gjak …….
ikët nga vatani
Me mall dhe me lotë
Po , ju digjet xhani
Shpërndarë , nëpër botë.
Ju , ishit behar
Lule në pranverë
Malli , na ka marë
Dhe juve , iu mer.
Na ndau përsëgjalli
Ì shkreti , kurbet
Po , na digjet xhani
Malli , po na tret.
Shpërndarë , nëpër botë
Nuk ua dëgjojmë zënë
Edhe ju , s’iu thotë
Goja , babë e nënë.
Andej , në kurbet
Ju pikon , djersa
Ne , malli na tret
Për nipa , për mbesa.
Matanë , larg zëmrës
Shumë fëmijë , kanë lindur
Këtu , pragu nënës
Është i boshatisur.
Sa lule , kanë mbirë
Në botë , anembanë
Por , rrënjët kanë pirë
Sisë , tek ky vatan.
Ju uroj të mbarin
T’ju kemi , t’na rroni
Por , gjuhën , vatanin
Kurrë , mos e harroni.
Gjuha nuk ndërrohet
Nuk shitet vatani
Me to , veç krenohet
Çdo zemër shqiptari.
Ndaj , kemi merak
Ne , për jetën tujë
Gjaku mbetet gjak
Dhe nuk bëhet ujë.
…….. Adem Nuhaj …….