November 21, 2024

Përmbi lule, do të flem – Adem Nuhaj

……… Përmbi lule , do të flem ……..

Do ngre dhëntë , do lë vërrin
Do dalë , do ngjitem në mal
Atje bar dhe trendelin
Për sorrkat , syskat ka dal.

Dhe mushkat , do t’i ngarkoj
Me ato plaçkat e stanit
Kopen , do ta shtegëtoj
Dal nga dal , rrugës së malit.

Nepër lëndina livadhe
Unë , do të koloj behar
Me fyell e me cul dyjare
Këngë dhe melodi do mar.

Tëndën time , do ta ngre
Rrëzë shkëmbit , tek burimi
Ku thëllëza bënë fole
Degëve këndon bilbili.

Mbështetur , vështroj dhe rri
Thëllëzës i dëgjoj zënë
Mëndja zbret poshtë , në vërri
Se , atje miken kam lënë.

Mike vogel , belë holla
Që e shihja çdo saba
Tek tënda në mal , s’e mora
Thashë të rritet edhe ca.

Me cul , do t’i çoj haber
Kur të shkoj për ujë në krua
Do t’i bie , dy – tre herë
Ta dëgjoj , të vij tek mua.

Se , nuk po shtyhet behari
Ì vetëm , nëpër burime
Ta ushqej me djathë nga stani
Do ta rris , me dorën time.

Ta gjezdis mbi trendelin
Dhe do loz , me ata flokë
Do t’i puthë , gushë edhe gjin
Kur syri t’i pokoi lotë.

Bashkë në shtrugë , do çojmë kopen
Do mbushim vedrat me shkumë
Përmbi lule , do të flem
Kur syri të kërkoi gjumë.
Këngën time , kur dëgjoi
Sikur , e ngriti veriu
Sevdaja e fluturoi
Para syrit tim mbiu.

………. Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: