November 21, 2024

Yje të pashuar… – Adem Nuhaj

………. Yje të pashuar ………

Pesë Maj , kur na vjen
Dëshmorët nderojmë
Që , ranë për Atdhen
Në moshë , të njomë.

Gjakun , ata dhanë
Për Shqipërin , mëmë
E dhanë , për vatan
Ndaj mbetën në këmbë.

Zemra u luftonte
Si , shqiponja mali
Sepse i bashkonte
Besa , ideali.

U gdhëndën , mbi gure
Për veprën e tyre
Në lëndina , lule
Në qiell , mbetën yje.

E shkruan historin
Me gjak dhe barotë
Na i hapën syn
Kudo , nëpër botë.

Ndaj , ne i nderojmë
Dhe jemi krenar
Ata , na dëshmojnë
Lirin , si është mar.

Shumë kohë , kanë kaluar
Që flenë , në lëndin
Yje të pashuar
Janë , për Shqipërin.

Dëshmorë , për atdhen
Ranë edhe do mbeten
Ne kemi dhënë ben
Amanetet , s’treten.

Do ta ruajmë , si zëmra
Lirin , që na lat
Po na thirri nëna
Prapë , ne derdhim gjak.

Brezave t’ju themi
Zëri juajë , u flet
Sa deshmorë , që kemi
Është një një amanet.

…… Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: