November 21, 2024

Xhinde mushka, xhinde vetë – Adem Nuhaj

……. Xhinde mushka , xhinde vetë …….

Kur shkoje malit përpjetë
Hipur mbi mushkën me zile
Xhinde mushka , xhinde vetë
Moj mikja , bandillja ime.

Flladi ta hidhte , si pëndë
Atë cepin e fustanit
Floku të binte , si tëndë
Mbi kaptellin e samarit.
Dora ty , të mbante frerin
Gjerdhani binte mbi gji
Brezi , kishte ngjeshur belin
Dhe këmbët në yzengji.

Ulur tek lisi në hije
Të kapa me sy , moj xhane
Rrugës së pyllit , kur vije
Mbi atë , mushkën xanxare.

Kalove qafën e malit
Ku , kam venë gurët e kripës
Më ngrite shamin e ballit
Dhe more , tatpjetë grykës.

Trëndafil , buzët burbuqe
Ndrinin nga rrezet e diellit
Mbi atë mushkën e kuqe
Rënë , ngjyrat e ylberit.

Lule mali , lule prilli
Këtë zëmërën , ma çave
Ndalu dhe zbrit , tek burimi
Atë mushkën , mjaft e ngave.

Shlodhu pakë , në ato hije
Se , me këngë të mban bilbili
Unë për ty , kokrra lajthie
Do të mbldhë , sa të ket pylli.

Ta kalojm vapën në rrëza
Unë , si drer , ti , si drenushe
Të lozim , të lëmë bëma
T’i marë erën , asaj gushe.

Mos ki frikë , se të zë nata
Në këto , gryka burime
Moj sorkadhe qafëgjata
Do të marë , në tëndën time.

………. Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: