Ndeze zjarre dashurie – Adem Nuhaj
……… Ndeze zjarre dashurie ……..
Ç’na zuri vapa një ditë
Të dy , në një rrugë pylli
Andej , nga mërzenin dhitë
Nga ligjëronte bilbili.
Zogjtë , na këndonin mbi kokë
Fllad i pyllit , na freskonte
Bukuria , zot o zot
Zemra , të dy na gufonte.
Ethet filluan , të na zinin
Gjunjët , s’po na mbanin fare
Djersët , palë – palë binin
Sikur , kishim rënë në zjarre.
Udha , na çoi në një krua
Rrëzë shkëmbit , tek lajthia
Ti , mbi ujë buzët e tua
Unë , mbi ty buzët e mia.
Duart më ranë , mbi gjoksin tënd
S, po doja më ujë në krua
Si , burimi lart në shkëmb
Buruanë , sinoret e tua.
Mbi faqe , si qelibari
Pikë e lotit , të pikoi
Mua , m’u duk burim mali
Më shumë , se një rrjedhë kroi.
Në ato gryka , burime
Të dy , lozëm edhe qeshem
S’ngopeshim me përqafime
E kaluam kohën , si deshëm.
Përmbi kokë , lulja e blirit
Aromën e saj lëshonte
Por , kur zbriste afër gjirit
E mbyste , aroma jote.
Sa shpejtë , që dita na iku
Dhe Hëna , doli mbi male
Zjarri , zjarrin tonë e fiku
Por , ti prapë , na ndeze zjarre.
Ndeze zjarre dashurie
Zjarre , që s’do shuhen kurrë
Ìlaç për mua , ti bie
Sa herë , që unë jam sëmurë.
……… Adem Nuhaj …….