November 23, 2024

Mos rri e mërzitur – Adem Nuhaj

……… Mos rri e mërzitur ……..

Pse , më rri e vrejtur?
Si , moti për shi
Mike , ç’të ka gjetur
Më thuaj , që ta di.

.. Ç’të , të them o djalë
Ç!të , të mollois
Unë , dua të dalë
S’më lënë , të shtëpls.

Mike , rri e qeshur
Mos rri e mërzitur
Se , lulet kanë çelur
Dhe ti , je e rritur.

… Më erdhe , kur fjeta
Më erdhe , në ëndrra
Por , ç’të bëjë e shkreta
Se , nuk më lë nëna.

Më thuaj , çdo më thoshe?
Mos rri në sikletë
Tek shtëpia jote
Do vij , do flas vetë.

… Shiko faqen time
Ç’të , të them or djalë
Dashuria ime
Aty , më ka dalë.

E shikoj , moj mike
Ndaj do vij , tek nëna
T’i them , që u rrite
Të , të marë tek tënda.

… Do të rri , tek porta
Gjithë natën , do pres
Të bëhem e jotja
Të fal sytë e zes.

Për ty , moj sorkadhe
S’mendohem , dy herë
Ta kalojmë , në male
Bashkë , këtë pranverë.

… Ditë , seç m’u bë nata
Nga fjalët , që hodhe
Mërzitjen , që pata
Nga unë e largove.

……… Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: