November 24, 2024

Shqipëria, nëna jonë – Adem Nuhaj

……… Shqipëria , nëna jonë ……..

E bukur , por me trishtime
Kjo është shqipja , nëna jonë
O ju bijë nëpër mërgime
Ju thërret dhe ju kërkon.

Ju , që fluturuat mbi male
Si , furtunë dhe uragan
Me avion , mjete detare
Përmbi det dhe oqean.

Si , zogjë fluturuat nga halli
Për të jetuar më mirë
Me lotë , u ndatë nga vatani
U shkëput , lulja e mbirë.

S’e besoj , se si duroni
Në tokën , që s’ju ka rritur
Vetëm ju dini ta thoni
Ç’është malli i zhuritur.

Shprti juajë , nuk është i ngopur
Sado pasuri të kini
Ndaj , Vermoshi gjer në Dropull
Ju presin , mirësetëvini.

Ju pretë shqipja mbi flamur
Flamuri , me gjakë i larë
Simbole , që s’humbin kurrë
Na krenojnë , na bëjnë shqiptar.

Ju pret fusha , ju pret mali
Ju pret pragu i shtëpis
Se , për ju , po i djegë malli
Gjithë trojet e Shqipëris.

Ju pret oxhaku dhe porta
Nga Bistrica tek Valbona
Ju pret, të vini tek sofra
Ku , ka dhe folen shqiponja.

Ju do , që t’ju shoh në derë
Nëpër kodra dhe lëndina
Fshatrat , që kanë mbetur djerrë
Të mbushen me cicërima.

Shqipëria , nëna jonë
Ju lutet , që pranë t’i vini
Të mbetet e re , gjithmonë
Që , të plaket mos e lini.

……. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: