Syri yt më priti – Adem Nuhaj
…….. Syri yt më priti …….
Të pashë , që nga mali
E shtrirë në rërë
Ngjyrë gruri , plazhi
Ty , të kishte bërë.
Mbi detin me valë
Sytë e mi të panë
Herë më ishie ngjalë
Herë më ishie zanë.
Të zgjidhur gërshetin
Mbi det , kishie çuar
Sikur , gjysëm detin
E kishie mbuluar.
Ajo rreze dielli
Mbi gjoks , ty të binte
Ç’të bëja i mjeri
Mëndja , vërdall vinte.
Sevdaja më ngriti
Dhe në det më futi
Syri yt më priti
Buza , buzën puthi.
Aty , ishte ndezur
Në mes detit , zjarri
Sikur ishte derdhur
Mjalti nga nektari.
Qeshë vala mbi detin
Dhe deti i tërë
Ne , për njëri tjetërin
Sikur , ishim bërë.
Deti edhe vala
Më mbuluan mua
Por , më shumë , se vala
Qenë , puthjet e tua.
……. Adem Nuhaj ……