T’i lëmë buzët , le të puthen – Adem Nuhaj
…….. T’i lëmë buzët , le të puthen ……..
Bujkeshë , pa shiko në arë
Gruri u bë dhe është pjekur
Tani pret draprin e parë
Duarë – duarë , për ta mbledhur.
…. E shikoj , o çoban mali
Por , ç’të bëjë e shkreta unë
Atje do më shkoj behari
Se , jam vetëm , ka shumë punë.
Jo moj jo , mos u mërzit
Moj sy shkruara , si me boj
Bëjë si bëjë , sa të mbyll dhit
Do vij unë , do të ndihmoj.
….. Sa bukur do të jet , jeta
Kur , të punojmë sy më sy
Do të bëjë byrek me peta
Do ta bëjë nga grur i ri.
Bujkeshë , moj syrin filxhan
Do të bëjmë , kulaç pa hime
Me djathë e me gjalpë , ta ham
Se , kam unë nga tufa ime.
…. O çoban , bandill me mënga
Ndihma jote , hapi udhën
Dhe unë do të vij tek tënda
Të ndihmoj , të mjelim tufën.
Mike moj , sa të ndrin nuri
Si , maj e malit me bor
Me lule dhe kallinjë gruri
Unë për ty , do bëjë kuror.
…. Me xixëllonjat e natës
Nërpër kashtë edhe lëmënjë
Kulluamë , si djathë i napës
Të dy , gjithë natën me hënë.
Të dyve , si pikë kristali
Pikë e djersës , ne na binte
Jo nga vapa , por zevali
Dashuria , po na digjte.
….. T’i lëmë buzët , le të puthen
Se , aty qëndron ilaçi
Mos t’i lëmë ethet të futen
T’i shpëtojmë , këtij marazi.
……… Adem Nuhaj ……..