November 21, 2024

Sorkadhe , moj nur argjënda – Adem Nuhaj

………. Sorkadhe , moj nur argjënda ………

Dëgjova një tinguj cule
Më bëri të ngjitja malin
Bletët punonin mbi lule
Për mjaltë , po mblidhnin nektarin.

Shkoja rrugës gjarpërore
Zogjtë me këngë , po më dëfrenin
Më zunë sytë në një bregore
Dy sorkadhe , po kërcenin.

Ndala çapat , i shikoja
Syrin e kishin me cepa
Kë të merja , po mendoja
Njëra , më e mirë se tjetëra.

Kujtova , mos qenë binjake
Ndaj u ula , zura shkëmbin
Do ngrysem , t’ju shkoj pas darke
T’i gjëja , ku gjumin bënin.

Buza për ujë , seç m’u tha
Zbrita , që ta njombë në krua
Kur pashë , që njëra u nda
Mori rrugën , për tek mua.

Sorkadhe , moj nur argjënda
Bëre mirë , që erdhe vetë
Se dhe unë , s’kishia ç’të bëja
Kë të zgjidhja , s’qe e lehtë.

Erdhe , me mua qëndrove
Nëpër lëndina , livadhe
Kërceje edhe dëgjoje
Me mua , culën dyjare.

Bilbilat zunë të këndonin
Këngën , siç e dinin vetë
Aromë lulesh , kundërmonin
Mbushnin lëndinat , si det.

Bukuri , që s’linte mëndje
Mbushur vëndi gjelbërime
Por , m’e bukur n’ato vënde
Ìshie ti , sorkadhja ime.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: