Më bëjë vënd në zëmër… – Adem Nuhaj
………. Më bëjë vënd në zëmër ………
Ti , moj faqe kuqe
Me nishan tek balli
Ethet , seç m’i fute
Kur dole tek zalli.
Gusha të zbardhonte
Si , shkuma mbi valë
Trupi , kur notonte
Të dukej , si ngjalë.
Në breg , kur më dilje
Si , një pulëbardhë
Floku mbi gjinjë binte
Kullonte , ujëvarë.
Syri , seç më mbeti
Mbi bukurin tënde
Ç’të beja i shkreti
Mike , ti më ç’mënde.
Shihja , atë faqe
Zjarr e flakë , kuqonte
Dhe ujët në zalle
Nga ty , po valonte.
M’i hedhë , ata sy
Më bënë , të afrohem
Aty , bashkë me ty
Le , të përvëlohem.
Se , ti i ndez zjarret
Veç , me ata sy
Ç’i dua beharet
Po , të pata ty.
Kur , bënë ato naze
Diell e bënë shëndren
Dhe dimrin në male
Në behar e kthen.
Aty përmbi rërë
Ti , je gjithë lezete
Zoti , të ka bërë
Bukuri më vete.
Mos , më shiko vrëngër
Se , po përvëlohem
Më bëjë vënd , në zëmër
Të vij , të strehohem.
………… Adem Nuhaj ……….