November 23, 2024

Mos je rritur mbi dafinat – Adem Nuhaj

………. Mos je rritur mbi dafinat ……….

Ku e gjete bukurin ?
Që , të gjithë i lë pa mënd
Mos ke shoqe perëndin
Të ka larë me argjënd.

Me dy vetullat kurorë
Mbi ata ,dy sytë e shkruar
Sikur , t’i ka bërë me dorë
Zoti , për ty ka punuar.

Trupi, lastar i hardhis
Si , lastar riur në Maj
Mos , vall pema e selvis
Të ka dhënë trupin e saj.

Mos je rritur mbi dafinat
Si ty , sytë s’më kishin zënë
Mos , malet edhe lëndinat
Lulet e tyre kanë dhënë.

Po , ç’më bëre moj lanete
Me atë shikim , kur hodhe
Si qiri , mua më trete
Si , në zjarr më përvëlove.

Gjunjët seç m’u prenë fare
Zëmra nga gjoksi më doli
Më fute , ethe dhe zjarre
Thashë , se m’u ça kraharori.

Të bëra shënjë me longar
Naze – naze , u afrove
Një pikë lot , derdhe mbi bar
Erdhe m’u ngjite , si rrodhe.

Ato buzë dhe sytë tanë
Falën paqe , dashuri
Dashuri , që gjall na mbanë
Të jep shpres dhe lumturi.

Përmbi lule , le të mbetet
Kristal , dashuri e pastër
Dashuri , që kurrë nuk tretet
Kur është dashuri , pa hatër.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: