November 24, 2024

Shkruan poeti – Adem Nuhaj

……… Shkruan poeti ……..

Dhe poetët , kanë halle
Si , e gjithë shoqëria
Kanë derte , kanë maraze
Por , dominon mirësia.

Shpirti tyre është për paqe
Dhe botën njësoj e duan
Ndaj zemra u shkruan vargje
Ç’u sheh syri , dora shkruan.

Shkruajnë , për padrejtësit në botë
Për ata , të shkretë kurbete
Ka raste , syri derdhë lotë
Kur , fëmijët mbyten në dete.

Shkruajnë për vëndin , ku kanë lerë
Që , disa prej tyre ikur
Shkruajnë për prag e shkruajnë , për derë
Dhe për nënat , duke pritur.

Shkruajnë për fushat , kodrat , malet
Për lulet nëpër lëndin
Për ethet edhe për zjarret
Për të ëmbën , dashurin.

………… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: