November 21, 2024

Ìlaç i sevdave – Adem Nuhaj

…………. Ìlaç i sevdave ………….

Shkoje rrugës malit
Gjurëm s’linte këmba
Fundi i fustanit
Mbi gjethet e rëna.

Rruga çante pyllin
Pyllin , plotë me dushqe
Hëna megjithë yllin
Nga ty , bënin tutje.

Gusha dëbor mali
Faqa rrëmba rrëmba
Nga ty ndizej stralli
Plotësohej Hëna.

Të prita në gërxhe
Atje lartë , tek stani
Për bukurin tënde
Po , më digjej xhani.

Ngjalë deti trupi
Jo , nuk kishie shoqe
Kishia ethe gushti
Pa ilaç , m’i hoqe.

Gjunjët i përtoja
Si i vrarë , unë ishia
Tani e kuptova
Sëmundjen , që kishia.

Dolëm në livadhe
Mbi barin e pjekur
Hëna , si në valle
Ne ramë , për të fjetur.

Vinte gusha jote
Aromë , manushaqe
Buza të buronte
Ìlaç mbi ilaçe.

Ashtu , si në ëndrra
Ìku ajo natë
Kur , të dalë Hëna
Më the , do vij prapë.

Ti , qënke për zëmrën
Ìlaç i sevdave
Do flas unë me nënën
Rri dhe mos ik fare.

……….. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: