Tek gorrica në shullë – Adem Nuhaj
…….. Tek gorrica në shullë ……..
Tek gorrica në shullë
U ula për të vapuar
Nga poshtë më vinte një zë
Sikur e kishia dëgjuar.
Ishte zëri mikes time
Që , e dëgjoja përhera
Nëpër kroje dhe burime
Sa herë , kur vinte pranvera.
U ula përmbi shajak
Drodha cigaren në hije
Ì ziu ishia në merak
Mezi , po prisja të dilje.
Bashkë me flladin nëpër pllaja
Po , më vinte zëri yt
Filluan ethet nga sevdaja
Nga shtegu më mbetën sytë.
Tek shtegu përmbi burim
Seç , u tund një degë lajthie
Qeshi buza , syri im
Kur të panë , që ti po vije.
Floku yt , si trendelin
Si ujvarë , të derdhej mbrapa
Herë , të hidhej nëpër gjinjë
Herë , të kapte nëpër shkarpa.
Mike , ç’të shkanë ato çapa
Tek shtegu , kur ti u hodhe
Erdhe prej dore të kapa
Me një rrënjë , ti u pengove.
Të ngrita , si një manare
Si , rrodhe dhe ti m’u ngjite
Me një puthje ndeze zjarre
Ajo buza , mjaltë kishte.
Të mblodha kokrra lajthie
Të dy bashkë , neve vapuam
Tek gorrica , nën hije
Sa , ata zjarre i shuam.
Kishte shënja dashurie
E thoshë syri nën kapakë
E shihja tek ty , ku rrije
Ai zjarr do ndizej prapë.
…………. Adem Nuhaj ………..