November 21, 2024

Më more me vehte – Adem Nuhaj

………… Më more me vehte ……….

Seç më doli gjumi
Pa rënë dita mirë
Bëra poshtë nga lumi
Të bëja sehirë.

Anës lumit , tutje
Shkelja përmbi ves
Pashë një lule fushe
Një vajzë , syzez.

Syri m’u verbua
Me ngjyra ylberi
Nga faqet e tua
Dhe pse , s’kish dalë dielli.

Si , në pikë të vapës
Ti , më përvëlove
O gjumi i natës
Pse kaq shpejt më dole.

Rashë , tek buza jote
Mos rashë në mes prushit
Mike moj , më dogje
Si , vapa e gushtit.

Aromë trendeline
Në buzë , zhdukej helmi
Mjaltë e mushtë serine
Si , serin vapemi.

Më more me vehte
Thellë , në ato gryka
Si , në shtatë dete
Unë , tek ty u mbyta.

Floku yt mëndafshë
Brënda tij më futi
Ç’na more mëqafë
O mëngjesë , gushti.

Të çeliin , filluan
Edhe trëndafilat
Bashkë me ne u zgjuan
Thëllëzat , bilbilat.

Bilbilat këndonin
Thëllëzat në valle
Ne , të dy lundronim
Në sevdan e madhe.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: