Për to, tani kemi mall – Adem Nuhaj
……… Për to , tani kemi mall ……….
Vallë , ku janë ato brezare
Ku , çelte molla , qershia
Me ullinjë e porokalle
Ku punonte gjithë rinia.
Dhe ato arat pa fund
Ku , s’mbarohej bereqeti
Në çdo pllajë , në çdo katund
Vreshtat , lloj – lloj varieteti.
Traktorët më nuk buçasin
As dimrit , as beharit
Këto ara , më s’i ngasin
S’të mbyt më , erë e ugarit.
Tokat me ferra mbuluar
Jo me metër , por dynym
Tani janë , duke rënkuar
Sikur , s’marin dotë frym.
Edhe pjergulla shekullore
Sot ka mbetur pa krasitur
Hedhur lartë , asaj kurore
Bashkë me ferrat koklavitur.
Djersa e asaj rinie
Që , e derdhi pa përtuar
Ìshin bijë Shqipërie
Pse s’u ruajt, ishte e çmuar.
Për to , tani kemi mall
Ìku nuri i kurorës
Por , një mbrekulli e rrall
Qenë brezaret e Lukovës.
Pse u prishë , u shkatërrua
Gjithë ajo punë e ndërtuar
Vall , pse iku në përrua
Ajo djersë , ar e kulluar.
Pse , s’u ruajt për vegjëlin
Të shihnin , se ç’punë qe bërë
Mbase , sot dhe Shqipërin
S’da ta kishin lënë të tërë.
Por , pati shumë marifete
Edhe nga përtej kufirit
Gjoja do na jepnin “çeqe”
Do hanim me lugë , “t’floririt”.
………. Adem Nuhaj ………