November 23, 2024

Për ty mike do këndoj – Adem Nuhaj

………. Për ty mike do këndoj ………

Për ty mike do këndoj
Se , të dua ma ka ënda
Se herë , unë ty të shikoj
Si burimi , më rrjedh kënga.

Si bilbili , jam mësuar
Qe, s’rri dotë pa kënduar
Pa , kur bënë ti isharetë
Vargu këngës më del vetë

Do këndoj , për syrin tënd
Dhe për vetullat shushënjë
Për atë gjoksin , si shkëmb
Dhe për flokët ngjyr gështënjë.

Në ara , të shoh cdo ditë
Me atë trupin lastuar
Kur , më qesh dhe më hedh sytë
Më bënë vetë , për të kënduar.

Për ty mike lozonjare
Kënga rrjedh , si mjaltë në hoje
Të pashë , që u preve fare
Por , nga ndrojtja nuk e thoje.

Lëre zemrën , le të flasi
Edhe buzën , le të puthë
Mos u digj moj nga marazi
Nga sevdaja , mos ki turpë.

Moj dhuratë , dërguar nga zoti
Në gjirin tim do të mbaj
Mbi mua të derdhet loti
Si breshëri , që bie Maj.

Të bjeri , të më freskoj
Loti yt , i dashuris
Nën qerpik , unë do qëndroj
Si , në hijen e lajthis.

Do gjezdisim nëpër brinja
Si dy zogjë , do fluturojmë
Do të lozim në lëndina
Si të marr , do dashurojmë.

Se është ndjenja , që nuk ndalet
Ajo ndjenjë e dashuris
Kapton detet edhe malet
Si , rrufe përmes stuhis.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: