Pse , s’i shkëmbejmë sytë – Adem Nuhaj
……… Pse , s’i shkëmbejmë sytë ………
Ç’kanë sytë tanë
Që , shihen dhe s’ndahen
Si shegë , në dy anë
Zemrat , po na çahen.
… Ç’të , të fhem o djalë
Dhe unë , s’e kuptoj
Mos sevdaja vallë
Do të na verboj.
Tek syri i shkruar
Syri im mbeti
Në zjarrë , përvëluar
Ç’të , të bëjë i shkreti.
… Mëqafë , unë të mora
Korba , unë e zeza
Ç’të , të bëjë e gjora
Ç’të , të them e shkreta.
O moj belë këputur
Moj vetull gajtan
Mbase , një e puthur
Them , se bënë derman.
…. Atë , po mendoja
Edhe unë me vete
Në gji , të afroja
T’i heq , ato derte.
Pse , s’i shkëmbejmë sytë
Ashtu , butë e butë
Unë , të japë të mitë
Ti , më jepë të tutë.
…. Megjithë këto fjalë
Vate dhe kjo punë
Ìlac , për ty djalë
Do të bëhem unë.
Në vëndet e serta
Si trung , mos të mbetem
Sa , të pashë t’u qepa
Se , për ty , po tretem.
…. Dhe unë e di vetë
Ìlaç , për ty jam
Duro , mos u tretë
Do të bëjë derman.
…….. Adem Nuhaj …….