November 21, 2024

Vjeshtë – Adem Nuhaj

…………… Vjeshtë ………….

Erdhi vjeshta , erdhi
Gjethet ndryshuan ngyrën
Si , vëndë vilajeti
Zbukurojnë , natyrën.

Fryn era nga mali
Frutat , në pemë pjekur
Me vesë , bëhet bari
Nga vera i djegur.

Punë , ka për fshatin
Se , mblidhen prodhimet
Disa , presin mjaltin
Disa , bëjnë punimet.

Vijnë shirat e vjeshtës
Fryhen , gjithë lumenjtë
Nga majat e shkrepës
Formohen përrenjtë.

Kopet , llaja – llaja
Si nure , janë derdhur
Qepur nëpër pllaja
Mbi barinn e pjekur.

Dhe zogjtë nëpër pemë
Që , verës kanë lindur
E kanë lënë folen
Se , tani janë rritur.

Erdhi vjeshta , erdhi
Me nuret e saja
Vera , lulet ndezi
Në vjeshtë , plekur fara.

Dashuri e ler
Me kohë , që më par
Në vjeshtë , ditën prer
Dhe shkon , në altar.

Në vjeshtë , gjethet verdhur
Bienë dhe më s’durojnë
Si , qylym i derdhur
Tokën e mbulojnë.

Në male , në kodra
Ikin gjelbërimet
Presin , të vij bora
Të shtohen burimet.

……….. Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: