November 21, 2024

Do të presë , në shtegë – Adem Nuhaj

……… Do të presë , në shtegë ………

Të shoh , që nga tënda
Degët e gërshetës
Të verdhojnë nga Hëna
Si , gjethet e vjeshtës.

Për ty , ja marë këngës
Unë , me tinguj cule
Moj , gjysma e Hënës
Faqet shegë e kuqe.

Me stoli , ke zënë
Gushë dhe kraharorë
Mos , aty ka rënë
Brymë edhe dëborë.

Gjithë nur edhe dritë
U bë i gjithë pylli
Ìshte syri yt
Apo , ishte ylli.

Ty , ato gërsheta
Si ari , të ndrinin
Gjethet “vrarë”nga vjeshta
Mbi supe , të binin.

Shkelte këmba jote
Mbi gjethet , plotë ngjyra
Nurin e ksajë bote
Të mbante fytyra.

U shkula nga tënda
Lëviza nga vëndi
Të prita , tek rrëza
Poshtë , atij shkëmbi.

Si “kaçakë” , po rrija
Dhe sodisja rrëzat
Se , unë mirë e dija
Atje vijnë thëllëzat.

Aty , tek burimi
Do të presë , në shtegë
Do t’rri , si bilbili
Kur , këndon në degë.

Do të shuaj mallin
Të , më ik marazi
Këngës do t’ja marim
Avaz pas avazi.

……….. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: