November 21, 2024

Kujtime fëmijërie – Adem Nuhaj

………… Kujtime fëmijërie ………..

S’di , se ç’m’u kujtua
Vëndi ku jam rritur
Syri u mallua
Se , prej tij kam ikur.

M’u kujtuan lëndinat
Grykat edhe rrëzat
Ku këndojnë bilbilat
Ku vallzojnë thhëllëzat.

Çoja dhënë e dhi
Andej në kullotë
Tek gërrilli gri
Një burim i ftohtë.

Tek vapem i bardhë
Lartë , tek një ngushticë
Kishte mbirë një dardhë
Edhe një gorricë.

Kur vinte pranvera
Barë dhe lule mbinin
Loznin keca , shqerra
Delet blegërinin.

Në verë , pa shkuar nata
Bagëtitë , herët çonim
Se , i zinte vapa
Rrëzave veroniin.

Pastaj vinte vjeshta
Me gjithë bukurinë
Natën binte vesa
Mbi barë , në lëndinë.

Të gjitha qenë pjekur
Frutat , bereqeti
Si bletë , për t’i mbledhur
Punonte mileti.

Dimri , kur afronte
Mblidhej zaireja
Trahanan me dorë shkoqte
Mbi një rrobë nëneja.

Këto m’u kujtuanë
Nga fëmijëria ime
Mallin shumë ma shtuanë
Mua , këto kujtime.

…………. Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: