November 21, 2024

Dua Sqipërinë – Adem Nuhaj

………….. Dua Sqipërinë …………

Veç për Shqipërinë
Më burojnë vargjet
Se , ajo m’i dinë
Gëzimet dhe hallet.

Në prëhër më ka rritur
Si birin e saj
Dhe unë nga kam ikur
Në zemër e mbaj.

Në prëhërin e saj
Kam qarë dhe kam qeshur
Lule , si në Maj
Më shtron për të fjetur.

Me Shqipërinë mëmë
Këtu kam qarë hallin
Bukë e kripë , kam ngrënë
Si , nëna me djalin.

Krevatë me argjënd
Kam parë nëpër botë
Por , në prëhërin tënd
Shqipe , ndihem ngrohtë.

Botë me salltanete
Nuk ma ngopë dotë syn
Le t’ mbajnë për vete
Dua Shqipërinë.

Dua këto troje
Me besë vllazërie
Jemi të një soje
Me gjak Shqipërie.

Të dua moj Shqipëri
Se , ti kurrë nuk je përulur
Në çdo dallgë edhe stuhi
Ke qëndrar , lis në shkëmb ngulur.

Dua bujarinë tënde
Ti më pretë me krah hapur
Më thua me zemër nëne
Biro , derën e ke hapur.

Ti noton mbi bukuritë
Si varkë e bukur mbi valë
Zonjë e rëndë , që të ngopë sytë
Të kam nënë dhe më ke djalë.

…………. Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: