Kujtim dashurie – Adem Nuhaj
………….. Kujtim dashurie ………..
Bashkë ne u rritëm
Si , dy zogjë në degë
Ngado , ne gjezdisëm
Në çdo rrugë e shtegë.
Loznim në lëndina
Mbi lule dhe bar
Tek ty , unë shihja
Një margaritar.
Sa , shpejtë vitet shkuanë
Ashtu , pa u ndierë
Ne u dashuruamë
Si , kurrë asnjëherë.
Unë lozja me ty
Dhe në krah , të mbaja
Sa , shumë ne të dy
Na digjte sevdaja.
Dhe kur ishim largë
Gjumi nuk na zinte
Tek mua çdo natë
Ëndërra ty të binte.
U hodhë trupi yt
U bë , si selvi
Dhe unë këta sytë
S’i ndaja nga ty.
Putheshim me mall
Zjarri përvëlonte
Aty përmbi ball
Nuri të ndriçonte.
Syri të shkëlqente
Si , xixat e strrallit
Zemra tek ty gjente
Ìlaçin e xhanit.
Ì lumtur , unë isha
Kur më përqafoje
Ethe , kur unë kisha
Veç ti i largoje.
Ajo dashuri
Na mbeti kujtime
Se , unë edhe ti
Muarëm dy drejtime.
………. Adem Nuhaj ……..