Mbi gjethet e vjeshtës
Mbi gjethet e vjeshtës
Mbi gjethet e vjeshtës
Ti ma hidhje çapin
Nga era e eshkës
Ti ma gjete stanin.
Në rrugën e dhive
Sorkadhe kaloje
Me freskinë e gjinjve
Mua më freskoje.
Me sy kur të pashë
Unë te dera e stanit
Zot më prure thashe
Ilaçin e xhanit.
Flokët trëndelinë
Me të loste era
Sytë e gojë më ngrinë
Kur të pashë te dera.
Me buzët e njoma
Çtë të bëja unë
Nga faqet si molla
Ethet seç më zunë.
Edhe më shërove
Edhe më sëmure
Më nxehe me ftohe
Me zjarrin që prure.
…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..