Malli – Adem Nuhaj
………. Malli ……..
Mall për vëndin , ku kam lindur
Mall , që shpirtin ma ka tretur
Mall për ata , që kanë ikur
Mall për ata , që kanë mbetur.
Mall për stanet lartë në brinja
Mall për një këmbor shelegu
Mall për lulet në lëndina
Mall për një dhallë dybeku.
Mall për një kulaç ponice
Mall për një djathë nape
Mall për ca kokrra gorrice
Mall për ca lule lofate.
Mall për ato gryka dhe rrëza
Dhe për sorkadhet e pyllit
Për këngën , që qanë thëllëza
Mall për këngën e bilbilit.
Mall për këngën labërishte
Për një këngë me tinguj cule
Për një valle pogonishte
Mall për një rapsod lahute.
Mall për shokët e rinisë
Për shokët , ku jam shkolluar
Për dritën e shoqërisë
Mësuesit e respektuar.
Malli nga shpirti buron
Malli , që po hedhë në letër
Për një mik e një gjiton
Dhe për dashurinë e vjetër.
Syri s’shikon , siç shikonte
Çerdhe , kopshte , plotë fëmi
Veshi s’dëgjon , siç dëgjonte
Zëra fëmijshë në avlli.
Ndaj malli , sa vjen dhe shtohet
Më çan zëmrën , më mbushë gjinë
Është një mallë , që kurrë s’mbarohet
Është malli për Shqipërinë.
Të shpërndarë u malluam
Ç’qe për ne gjithë ky qamet
S’dimë , ku ikëm dhe ku shkuam
Nëna jonë këtu na pretë.
……….. Adem Nuhaj ………