November 21, 2024

Zogëza dritën , si Hëna – Adem Nuhaj

………… Zogëza dritën , si Hëna ………..

Zbriste zogëza nga mali
Duke tundur e kënduar
Me pika ai fustani
Gjysma e gjirit zbuluar.

Ai floku ngjyrë ari
Shkëlqente nga rreze diellit
Trupi saj një degë lastari
Unazën t’ia vije beliit.

Gushë e saj , dëborë e malit
Kur ikte , serbes – serbes
Erdhi kaloi afër stanit
Më trëmbi ballë e kopes.

Syri im rrugës e ndiqte
Zemra , si zog përpëlitej
Nga bukuria , që kishte
Trupi nga vendi vërvitej.

Luajta nga vëndi u çova
Mora rrugën nëpër shkarpa
Kërrabën tek shtegu hodha
Dhe , si manare e kapa.

Sikur shkrepëtiu rrufeja
Ashtu , syrin ma verboi
Zogëza dalë nga foleja
Sytë nga unë , kur rrutulloi.

Sytë njëri tjetëriin shikonin
Ne mbërthyer në përqafime
Zogjtë me këngë na shoqëronin
Sa , shkuam në kasollen time.

Ajo zogëza kërthinjë
Ìsh lezeti mbi lezet
Kur , i shihja ata gjinjë
Lartë shkëmb e brënda det.

Zogëza dritën , si Hëna
Zogëza pëndët , si pllumbi
Det i saj më mori brënda
Mbi shkëmb të saj më ra gjumi.

…………. Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: