November 21, 2024

Pleqëri e përshpejtuar – Adem Nuhaj

………… Pleqëri e përshpejtuar ……….

Dola një ditë nga fshati
Në pragje , takova nëna
Goja e tyre , si mjalti
Më ngopën me fjalë të ëmbla.

Malli , si fëmi më bëri
Gëzimi më ndezi gjirin
Kokën time vunë tek prëhëri
Ashtu , si nëna të birin.

Ballin me duarë ledhatonin
Thinjë e tyre , borë mbi kokë
Fjalë malli ato thonin
Si fëmi , m’u derdhën lotë.

Fliste buzë e dridhëruar
Balli rrudhuar , feta – feta
Pleqëri e përshpejtuar
Nga vetmia , jo nga jeta.

Flisnin për mallin e marë
Se , kishin mbetur të shkreta
Për bijtë e tyre pa parë
Loti u mblidhej tek mjekërra.

Ato nëna trimëresha
S, i kish thyer asnjë furtunë
Por , kjo gjëm , që pruri jeta
Dukej , që i kishte vrarë shumë.

Bir , më thanë : të përgjërojmë
Hidhe lotin tonë në kartë
Mbase një ditë e lexojnë
Prapë të vijnë në këtë prakë.

Flisnin me mallin e gjirit
Ato fjalë , që kurrë s’do treten
Përzier me lotin e syrit
Që , për ne kushtrim do mbeten.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: