Mos më lodhë , po hajde vetë – Adem Nuhaj
……….. Mos më lodhë , po hajde vetë ………
Pse më fshihesh nëpër dushqe
Moj mikja ime labike
Vetë më erdhe dhe më puthe
Pastaj nuk e di pse ike.
Erdhe , sa më ndeze zjarre
Moj gëlqerja e pashuar
Unë s’po lë fusha dhe male
Ditë e natë duke kërkuar.
S’më zë gjumi , për të fjetur
Si t’ia bëjë , as vetë s’e di
Puthja në buzë më ka mbetur
Puthja , që më fale ti.
Për ato gjurmët e tua
Më ka rënë shualli i këmbës
Po bredhë në çdo shtegë dhe krua
Natën nën dritën e hënës.
Moj lulja rritur në mal
Kot e ke , që rri e fshehur
Unë hapin kurrë s’do ta ndal
Për ty mike , pa të gjetur.
Nëpër brinja dhe korie
Do rri , do të zë pusinë
Me këngë culës do t’i bie
Ta dëgjosh nga ke shkuar tinë.
Pyjeve më bredhë , si vjedull
Gjethe dushkut të mbulon
Hajde mos u fshih në mjergull
Se , ujku mjergull kërkon.
Do ta ndjek unë gjurmën tënde
Gjerë në mal , ku puthin retë
E kam mbushur këtë mëndje
Mos më lodhë , po hajde vetë.
– Ìshin lajka dhe shakara
Nuk ta bëra për inatë
Puthjen , që ta dhashë e para
S’e harroj , do ta jap prapë.
…….. Adem Nuhaj ……..