Mbi lule , kur flinim – Adem Nuhaj
……….. Mbi lule , kur flinim ……….
Mbi lule , kur flinim
Zemrat dashuronin
Dhe gjethet , që binin
Neve na mbulonin.
Dukej trupi yt
Si , një ftuj bardhule
Kur i mbyllje sytë
Në shtratin me lule.
Bashkë me ato gjethe
Hëna me ne fjeti
Mbyteshim ne dete
Ne , tek njëri – tjetëri.
Ku dilnin buronjat
Disa zogjë këndonin
Mbi ne xixëllonjat
Sikur , po vallzonin.
Ngriheshim dhe binim
Zjarri ne na digjte
Bënim sikur flinim
Por , gjumi s’na zinte.
Unë , kokën tek ty
Ti , kokën tek mua
S’mbyllej ai sy
Bashkë me ujtë në krua.
Gjethet ishin zverdhur
Hëna lartë ndriçonte
Unë isha i dehur
Nga aroma jote.
Buzën , kur ta puthja
Më puthje me mall
Përmbi lule flutura
Na vinin vërdall.
……….. Adem Nuhaj ……….