November 21, 2024

Vlorë moj e bukur, Vlorë – Adem Nuhaj

……… Vlorë moj e bukur, Vlorë ……

Historia rrënjët nguli
Vlorë moj e bukur , Vlorë
Aty , ku u ngrit flamuri
Më 28 – të Nëntor.

E ngritën flamurin tonë
Fustanella me xhubletën
Këtë flamur me shqiponjë
Më ” 912 – tën.

Flamurin e pavarsisë
Që , me gjak e kemi larë
Është simbol i Shqipërisë
Na jep emrin shqipëtarë.

Në pallat të madhë , tek krajli
Kërkuan , mëvetësi na lini
Diplomatë , Smail Qemali
Dhe trim , Ìsa Boletini.

Atje kartën e vulosën
Treguanë mëndjen , trimërinë
Në Vlorën trime u sosën
Edhe shpallën , Pavarsinë.

Vlorë moj e bukur , Vlorë
Për kombin ndeze shkëndi
Më 28 ‘ – Nëntor
Ndaj mbete në histori.

Për flamurin shqipëtarë
U ngritën burrat e dheut
Se , ishte shekuj më parë
Amanet i Skenderbeut.

Jemi shqiponja mbi shkëmb
Folen kollaj s’e lëshojmë
Dhe besën e çojmë në vënd
Amanetin , s’e harrojmë.

Rritur mbi shkëmbinjë dhe gurë
Shqiptari halle ka patur
Por , për vatan dhe flamur
Fjalën , besën e ka mbajtur.

…….. Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: